Si punon Sinteza
Sinteza nuk shkruan lajme. Ajo tregon si e raporton të njëjtin lajm secila media shqiptare, dhe kush nuk e raporton fare.
Burimet
Ndjekim faqet publike të mediave, me respekt për rregullat e tyre. Nga çdo artikull mbajmë titullin, një fjali përshkrimi, imazhin dhe lidhjen. Artikullin e plotë e lexoni te media që e botoi.
Lajmet dhe përmbledhjet
Artikujt që flasin për të njëjtën ngjarje grupohen automatikisht në një lajm. Kur një lajm mbulohet nga më shumë se një media, përmbledhja dhe pikat kyçe gjenerohen automatikisht, vetëm nga ajo që kanë shkruar mediat. Kur ato nuk pajtohen për një fakt, e themi.
Çfarë nuk bëjmë
Nuk u japim mediave etiketa politike dhe nuk i vlerësojmë me pikë. Tregojmë vetëm çfarë mund të verifikoni vetë: kush e mbuloi një lajm, kush jo, dhe me çfarë titulli.
Gabimet
Sistemi gabon ndonjëherë. Një grupim i gabuar, një përmbledhje e pasaktë, një media që mungon padrejtësisht: na shkruani te [email protected].